Kryeministri Edi Rama në një status në rrjetet sociale ka publikuar një video ku shfaqet një automjet me teknologji të avancuar, i cili sipas kreut të qeverisë do të jetë shumë shpejt në funksion të sistemit të transportit rrugor në vendin tonë.

 

Sipas Ramës, “E-Monitorim Mobile” do të evidentojë çdo situatë të parregullt të automjeteve në rrugë, që nga mangësitë e dokumentacionit të mjetit, mungesën e licensave të ndryshme dhe rastet e informalitetit në transportin e mallrave apo edhe vetë udhëtarëve.

 

“Një tjetër inovacion teknologjik pritet të marrë jetë shumë shpejt në funksion të sistemit të transportit rrugor.  “E-Monitorim Mobile” është një teknologji avangardë, e cila do të evidentojë çdo situatë të parregullt të automjeteve në rrugë, që nga mangësitë e dokumentacionit të mjetit, mungesën e licensave të ndryshme dhe rastet e informalitetit në transportin e mallrave apo edhe vetë udhëtarëve. Të gjitha shkeljet do i raportohen sektorit përkatës të Policisë së Shtetit dhe Task Forcës së Transportit Rrugor përmes këtij mekanizmi të ri digjital”-shkruan Rama.