Një pasagjer i zemëruar ka dhunuar një shofer autobusi, duke shkaktuar pëplasjen e automjetit dhe plagosjen e 16 personave.

 

Sipas një deklarate nga departamenti i policisë Randolph, aksidenti u raportua rreth orës 19:15.

 

Përmes një hetimi fillestar, policia zbuloi se Matthew Young, një 24-vjeçar banor në Boston, kishte sulmuar shoferin 48-vjeçar të autobusit pasi iu refuzua kërkesa që autobusi të bënte një ndalesë speciale.

 

Ashtu si autobusët e qytetit të Bostonit, autobusët e Brockton Area Transit ndjekin rrugë fikse me ndalesa të caktuara ku mund të zbresin pasagjerët. Shoferi i autobusit tha se po humbiste vetëdijen gjatë sulmit dhe më pas u përplas me një shtyllë telefonike.

 

16 persona, duke përfshirë shoferin e autobusit, dy gra që ishin në makinën që goditi autobusi dhe një pasagjer 10-vjeçar i autobusit, u dërguan në spital me lëndime jo të rënda. Autoritetet e kanë cilësuar përplasjen si një “incident me viktima masive” për shkak të numrit të madh të personave të plagosur.

 

 “Ne ishim të frikësuar, ai filloi të sulmonte shoferin e autobusit dhe shoferi i autobusit thjesht humbi kontrollin dhe kur goditi shtyllën të gjithë rrëshqitën në pjesën e përparme të autobusit”, tha një pasagjer.

 

“Ky sulm ndaj shoferit krijoi një situatë shumë të rrezikshme për udhëtarët në autobus dhe këdo që udhëton në zonën e afërt,” thotë shefi i policisë në një deklaratë.

 

Young u akuzua në Gjykatë të martën në mëngjes dhe u urdhërua të mbahet pa lirim me kusht deri në seancën e tij të ardhshme.

 

Pasagjerët janë dërguar në spital dhe raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën, përveç një pasagjereje femër që ka pësuar lëndime të rënda në shpatull.