Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin A. Ç., 43 vjeç, banues në Tushemisht, Pogradec, pasi në aksin rrugor “Pogradec-Tushemisht”, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Pas kryerjes së testit të alkoolit, 43-vjeçari rezultoi se e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.

 

 

 

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim shtetasi M. Y., 30 vjeç, banues në Maliq, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte një 29-vjeçar, në qytetin e Maliqit.

 

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal për shtetasin K. Sh., 45 vjeç, banues në fshatin Symiz, Maliq, pasi dyshohet se me vetëgjyqësi, ky shtetas kërkon të qendrojë me forcë, në banesën e një 55-vjeçari, në fshatin Buçimas, Pogradec, edhe pse i ka përfunduar kontrata e qirasë.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.