Ka ndërruar jetë Marjola Myrtollari, e cila u plagos në datën 4 qershor, nga bashkëshorti i saj Aleko Myrtollari.

 

Marjola prej gati 1 muaji ndodhej në QSUT në gjendje të rëndë shëndetësore, ku gjasat për rikthim ishin të pakta për shkak të plagëve të shumta te marra si pasojë e goditjes me thikë disa herë në trup.

 

Edhe pse mjekët kryen disa ndërhyrje kirurgjikale, ajo nuk mundi të fitonte betejën me jetën.

 

Ngjarja ndodhi rreth 1 muaj më parë në Korçë ku Aleko Myrtollari goditi bashkëshorten me thikë dhe më pas u largua nga vendngjarja për shkaqe xhelozie.

 

Vetëm 2 ditë më pas ai u vetëdorëzua. Në gjykatë ai deklaroi se aktin e kreu pas konfliktit me bashkëshorten që kish nisur për shkaqe  xhelozie.

 

Çifti i bashkëshortëve sipas komshinjve më hërët kishin jetuar në Tiranë dhe kishin më pak se një muaj që ishin vendosur në Korçë, në një banesë me qera. Ata ishin me origjinë është nga fshati Porodinë dhe sipas fqinjëve Aleko Myrtollari njihej si person që konsumonte alkool.

 

46 vjeçari shkonte për herë pas here punë sezonale në Gjermani, ndërsa 38-vjecarja ishte e papunë dhe kujdesej për 3 fëmijët.