Ekipi elitar i xhudos kosovare do të jetë pjesëmarrës në Kampionatin Botëror të xhudos në Doha të Katarit.

 

Ky Botëror do të zhvillohet nga data 7 deri më 13 maj në Doha, ku do të marrin pjesë pesë kontinente, 99 shtete me 658 garues, ku nga ta janë 344 meshkuj dhe 314 femra, raporton KosovaPress.

 

Xhudistët pjesëmarrës nga Kosova janë:

 

1.Distria Krasniqi (-52 kg);

 

2.Erza Muminoviq (-52 kg);

 

3.Nora Gjakova (-57 kg);

 

4.Flaka Loxha (-57 kg);

 

5.Akil Gjakova (-73 kg);

 

6.Laura Fazliu (-63 kg);

 

7.Loriana Kuka (-78 kg). /KosovaPress/