Një shofer kamioni në Kenia është shpëtuar nga helikopteri i një shoqate bamirësie pasi mjeti me të cilin udhëtonte ishte përmbysur si pasojë e përmbytjeve.

 

BBC publikon pamjet dhe raporton se fatmirësisht, njësia ajrore e një shoqate bamirësie për kafshë të egra ishte në gatishmëri për të shpëtuar shoferin e kamionit.

 

Menjëherë pasi morën alarmin, anëtarët e shoqatës “Sheldrick Wildlife Trust” fluturuan me helikopter dhe arritën të shpëtonin shferin kamioni i të cilit ishte përmbysur në ujërat e vrullshëm që kishin sjellë përmbytjet në Kenia.

.