Shqipëria

 

Deri në mesditë i gjithë territori ynë do të jetë nën dominimin e intervaleve të gjata me kthjellime të cilat më të dukshme do të jenë në zonat perëndimore të Shqipërisë. Parashikohet që pas mesdite vranësirat të theksohen gradualisht duke sjellë momente të pakta me pika shiu përgjatë shtrirjes Lindore. Por orët e mbrëmjes dhe natës vonë do të sjellin dobësim të vranësirave edhe përgjatë kufirit Lindor.

 

Kosova

 

Pjesa e parë e ditës do të jetë nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike të cilat do të sjellin në Kosovë mbizotërim të kthjellimeve dhe kalime të pakta të

vranësirave. Ndërsa në orët e mesditës dhe në vijim pritet shtim i vranësirave në të gjithë territorin, ku më të dukshme vranësirat do të jenë përgjatë kufirit perëndimor dhe do të gjenerojnë reshje të pakta shiu.

 

Maqedonia e Veriut

 

Vlerta e larta barike do të diktojnë kushtete e motit në të gjithë MV përgjatë gjithë 24 orëshit, ku deri në mesditë pothuajse i gjithë territori i MV do të jetë nën dominimin e motit të kthjellët. Ndërsa orët e mesditës dhe kryesisht pasdites do të sjellin kalime të pakta të vranësirave, të cilat vetëm në zona të izoluara do të krijojnë mundësi për momente të pakta me pika shiu.

 

Rajoni dhe Europa

 

Pjesa me e madhe e Europës Jugore do të jetë nën dominimin e motit të qëndrueshëm, ku do të ketë kthjellime dhe kalime vranësirash. Gjithashtu me

alternime kthjellimesh dhe vranësirash paraqiten Europa Lindore dhe Skandinavia. Ndërsa Britania e Madhe dhe Europa Qëndrore do të jenë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike të cilat do të sjellin vranësira të shumta dhe reshje shiu.Pritet që herë pas here të ketë dhe rrebeshe afatshkurtra shiu.