Ministri i Brendshëm Taulant Balla, në një postim në rrjetet sociale ka theksuar se Policia e Shtetit po vijon operacionet nga ajri dhe toka kundër kanabisit.

Sipas Ballës, sot janë finalizuar di operacione anti kanabis, ndërsa garantoi se puna kundër kanabisit vijon sistematikisht.

“Policia e Shtetit vijon operacionet nga ajri dhe toka lufta kundër kanabisit. Dy operacione të tjera Krujë dhe Kavajë kanë goditur dy raste të tentativës për kultivim të kanabisit.

Gjithashtu Policia e Shtetit vijon sistematikisht goditjen e fenomenit të shpërndarjes së lëndëve narkotike pranë shkollave dhe mjediseve të tjera të frekuentuara nga të rinjtë”, tha Balla, duke kujtuar Paketën e Sigurisë në Shkolla.

Sot Policia e Shtetit njoftoi finalizimin e dy operacioneve policore, të cilat çuan në pranga 4 persona./ata