Kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana priti sot në një takim ambasadorin e Bullgarisë në vendin tonë, Ivaylo Kirov.

Arbana informoi ambasadorin mbi situatën në Shijak pas tërmetit. Ai theksoi se fokus i bashkisë është zhvillimi i agroturizmit në fshatrat përreth, të cilat sipas tij, kanë një potencial shumë të madh turistik.

Nga ana e tij, ambasadori Kirov theksoi se nga viti në vit ka pasur shtim të turistëve bullgarë në vendin tonë.

Po ashtu, gjatë takimit bëhet e ditur se u diskutua për projektet e përbashkëta që mund të realizojmë në dobi të qytetarëve.

Qyteti i Shijakut do të jetë në binjakëzim me qytetin Karnobat të Bullgarisë./ata