Policia e Elbasanit ka njoftuar se ka parandaluar një përshkallëzim të konfliktit në familje pasi ka arrestuar një 29-vjeçar i cili dhunonte familjarët e tij.

 

 

Ndërhyrja në banesën e tij ka ardhur pas njoftimit se i riu ushtronte dhunë ndaj familjarëve, ndërsa brenda shtëpisë iu gjet edhe një sasi lënde narkotike kokainë.

 

Shtetasi Leonard Zhupani u arrestua nën akuzën e veprave penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.