Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të DVP Shkodër arrestuan 72-vjeçarin P. V., banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër, pasi në ambientet e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj kunatës së tij, 59-vjeçares R. V., banuese në të njëjtin fshat.

 

Ata ishin në proces gjyqësor për caktimin e urdhrit të mbrojtjes nga 72-vjeçari P. V., në favor të 59-vjeçares, pasi ky shtetas kishte ushtruar dhunë psikologjike dhe më parë, ndaj kunatës së tij.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.