28-vjeçarja shqiptare Danjela Neza u vra me një plumb në kokë nga ish-partneri dy ditë më parë.

 

Vrasja ndodhi rreth orës 02:00, në kopshtet që ndodhen midis Corso Ricci dhe Piazza delle Nazioni, pranë stacionit të trenit. Ka qenë vetë vrasësi ai që ka telefonuar hetuesit me një telefonatë për krimin që kishte bërë duke thënë se të renë e ka qëlluar me plumb në qafë.

 

Babai i 28-vjeçares ka publikuar një foto të të bijës së ndjerë, teksa shpreh dhimbjen për humbjen e rëndë

 

 

“Te dashur miq, shoke e dashamires sot u nda nga jeta vajza ime Danjela Neza, 28 vjeçe. Bija ime shpirti yt qofte i xhenetit. Duke qenë se ndodhet në Itali nuk e dimë sa mund të vonojë dhe si rrjedhojë nuk mund t’ju lëmë një datë varrimi”, – shkruan babai i saj Shaqir Neza.