Kujtim Gjuzi, ish-deputet dhe kreu i Partisë Konservatore është paraqitur në SPAK paraditen e së hënës. Është e paqartë se cila është çështja për të cilën ai është thirrur për të dhënë llogari.

 

Në një prononcim për mediat pasi doli nga Prokuroria e Posaçme, Gjuzi refuzoi të tregonte se për çfarë ishte thirrur, por theksoi se më rëndësi është që shteti i së drejtës funksionon.

 “Nuk mund të flas për çfarë u thirra. Kam pritur 2700 njerëz kur isha deputet. E rëndësishme është që shteti i së drejtës funksionon”, u shpreh Gjuzi.