Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen do të vizitojë të martën kryeqytetin e Ukrainës, Kievin, për t'u takuar me presidentin Volodymyr Zelenskyy.

 

Zëdhënësi i KE-së, Eric Mamer tha se Von der Leyen do të vizitojë të martën Kievin për t'u takuar me Zelenskyy-n dhe për të përsëritur mbështetjen e Bashkimit Evropian (BE) për Ukrainën. Duke theksuar se vizita do të bëhet në datën 9 maj - Ditën e Evropës, Mamer tha se mirëpresin vendimin që edhe Ukraina ta festojë këtë ditë nga ky vit.

 

Ai theksoi se detajet e vizitës nuk do të publikohen për arsye sigurie dhe se anëtarësimi i Ukrainës në BE është në axhendë.

 

Von der Leyen vizitoi për herë të fundit Kievin për Samitin BE-Ukrainë më 2 shkurt.

 

Ukraina, së cilës iu dha statusi i "kandidatit në BE" më 23 qershor 2022, katër muaj pas fillimit të luftës, nuk pritet të bëhet anëtare në një kohë të shkurtër.

 

Zyrtarët e BE-së kujtojnë se një vend për t'u bërë anëtare e BE-së duhet të përmbushë kriteret e Kopenhagës./AA