Të paktën 22 persona kanë vdekur pasi një varkë që transportonte turist u përmbys në shtetin në Malappuram të Keralas në Indisë.

 

Sic raportojnë mediat atje 8 persona të tjerë ndodhen në spital në gjëndje të rëndë, ndërsa operacioni për shpëtimin e të tjerëve ka nisur.

Autoritetët thonë se anija është tërhequr nga ujërat me baltë.

 

Shkak mendohet se ka qënë mbimbushja e varkës dykatëshe, ku ende autoritetet nuk kanë dhënë një numrë se sa përsona kanë qënë në të.

 

Ajo që bëhet me dije është se varka edhe pse e ndërtuar në dy katë mbante jo me shumë se 50 persona, por mediat dhe një roje siguri thonë se ka patur dyfishin e kapacitetit të saj, kur u përmbys mbrëmjen e së dielës.