Ka nisur targimi i mjeteve bujqësore në Maqellarë të Dibrës.
Për të ndjekur nga afër procesin nga afër e pranishme ishte ministrja e Infrastrukturës dhe Eergjisë Belinda Balluku si dhe Drejtori i Drejtorisë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe.
Ky i fundit tha se deri më tani janë regjistruar 250 mjete ndërkohë i njëjti proces do të vijoj dhe në Mat por dhe në njësitë tjera administrative.
“Janë regjistruar 250 mjete. Do vazhdojmë më pas me Matin , kemi lënë dhe takimet. Ju kemi bërë thirrje të gjithëve njësive administrative që të grumbullojnë të gjitha makineritë bujqësore në një pikë që më pas të shkojmë e t’i targojmë”- tha ai.