Një magazinë në lagjen “Osman Haxhiu” në Vlorë, është përfshirë nga flakët paraditen e kësaj të marte.

 

Sipas inofrmacioneve zyrtare, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, zjarri ka përfshirë godinën e cila është në pronësi të shtetasit R. Sh.

 

Mësohet se nga zjarri janë shkaktuar dëme të shumta materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

 

Vlorë/Informacion paraprak

 

Rreth orës 11:30, në lagjen “Osman Haxhiu”, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në magazinën në pronësi të shtetasit R. Sh.

 

Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

 

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të shkakut të rënies së zjarrit.