Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama solli sot në vëmendje disa prej investimeve që janë kryer në infrastrukturën arsimore në Tiranë.
Rama ndau në rrjetet sociale një video përmbledhëse të 40 shkollave të ndërtuara në kryeqytet, ndërsa kërkoi mbështetjen për një tjetër mandat për kryetarin aktual të bashkisë, Erion Veliaj.
“Tirana vetëm përpara. Kurrë më mbrapa”, shkruan Rama, ndërsa kujtoi se alternativa tjetër përfaqësohet nga Sali Berisha e Ilir Meta.