Ministrja e Shtetit për Standardet e Shërbimeve Milva Ekonomi, bëri të ditur se, në programin “Durrësi një qytet për të gjithë” të kandidates për kryetare të bashkisë Durrës Emiriana Sako, është parashikuar ndërtimi i godinës 7 katëshe në hyrje të Durrësit, pranë ish-stacionit të trenit, që mundëson parkimin e 398 mjeteve”.

Ekonomi publikoi në rrjete sociale, foto të këtij projekti, teksa u shpreh se, ky investim pa padyshim që do të shërbejë edhe si ambient për zyra dhe aktiviteteve të tjera në një hapësirë bashkëkohore mes gjelbërimit.

“Një investim i domosdoshëm për të gjithë qytetin, lehtësim për qarkullimin dhe zgjidhje definitive për parkimin e mjeteve”, tha Ekonomi./ATSH