Policitë e 3 vendeve europiane kërkojnë ndihmë për të identifikuar 22 gra të vrara, emrat e të cilave nuk dihen.

 

Trupat e pajetë janë gjetur në Gjermani, Holandë dhe Belgjikë gjatë viteve 1976-2019.

 

Për të identifikuar viktimat është angazhuar Interpoli. Agjencia u vu në lëvizje pas gjetjes së trupit të pajetë të një gruaje në anë të lumit në Amsterdam në vitin 1999. Gruaja ishte qëlluar me plumb në kokë dhe në gjoks.

 

Detektivja holandeze Carina Van Leeuëen ka hetuar për të zgjidhur çështjen, por nuk ka mundur. Së bashku me kolegun e saj, ata kontaktuan policinë në Gjermani dhe në Belgjikë për të kërkuar asistencë, por mësuan se ekzistojnë edhe shumë rastë të tjera vrasjesh me gra viktima të paidentifikuara.

 

Është hera e parë që Interpoli del publikisht me një listë që kërkon informacion për viktimat e paidentifikuara.

 

Nga kjo listë e përbashkët, 9 raste janë në Holandë, 7 në Belgjikë dhe 6 në Gjermani.

 

Viktimat janë të moshave 15 – 30 vjeç. Policitë e tre shteteve nuk kanë asnjë informacion rreth identitetit të grave të vrara, autorëve apo shkaqeve.