Një bandë kriminale e posedimit, falsifikimit, standardizimit dhe trafikimit të sasive të mëdha të drogës në prefekturat e Selanikut, Atikës dhe Magnezisë është shkatërruar nga punonjësit e policisë në Selanik.  Ata janë gjashtë romë dhe një shqiptar, mes tyre një 35-vjeçare, drejtuese e organizatës, me të edhe dy fëmijët e saj të mitur.

 

 Ata akuzohen  për veprat e organizatës kriminale, shkelje e ligjit për drogën, armët dhe moskujdes ndaj të miturit.  Gjithashtu u identifikuan detajet e një shtetasi 33-vjeçar, drejtues i rrjetit dhe njëherësh edhe bashkëshorti i 35-vjeçares  të lartpërmendur të arrestuar e së bashku me ta edhe një shqiptar që nga hetimi del se është  bashkëpunëtor të tyre.

 Hetimet

 

Në  kuadër të operacionit policor u kryen kontrolle në ambiente të jashtme dhe në banesa të përdorura në zona të prefekturës së Atikës, por edhe në dy automjete pasagjerësh të përdorur për lëvizjen e tyre dhe transportin e drogës, gjatë të cilave u gjetën dhe u sekuestruan  8 kilogramë e 992 gramë heroinë, e fshehur me kujdes si në ambiente të jashtme ashtu edhe në pjesë makinash, një sasi e vogël kokaine, fidanë kanabisi, një sasi kanabis, 2 pistoleta, gëzhoja, pajisje për kultivimin hidroponik të kanabisit, materiale ambalazhi dhe paketimi droge, një shumë parash dhe 4 celularë të cilët i kanë përdorur për komunikomin  e tyre.

 

Në këtë veprimtari  u konstatuan edhe 3 fëmijë

 

Nga hetimi rezultoi gjithashtu se çifti i drejtuesve të organizatës përdorte dy vajzat e tyre dhe një të mitur tjetër për të fshehur heroinën dhe kokainën, për të marrë drogën nga vendet e fshehta dhe për t'i transportuar për shpërndarje dhe trafikim të mëtejshëm nga anëtarë të tjerë të organizatës.

 

Gjithashtu theksohet se në kuadër të hetimit të çështjes, në fillim të muajit mars 2023, në qarkun e Magnezisë u arrestua edhe vëllai 32-vjeçar i drejtuesit të lartpërmendur të rrjetit, i cili u kap duke transportuar më shumë se 2 kilogramë heroinë dhe një sasi kokaine.  Të arrestuarit do të dërgohen në prokurorinë kompetente.