Një furgon me bombola oksigjeni ka shpërthyer në qendër të Milanos.

 

Siç duket edhe nga pamjet e mediave italiane, një kolonë e madhe tymi të zi ka mbuluar ndërtesat.

 

Ngjarja ka ndodhur në Milano në zonën Porta Romana, në cep të via Pier Lombardo dhe via Vasari, incident i shkaktuar nga shpërthimi i një kamioni që transportonte bombola oksigjeni.

 

Të paktën katër persona janë plagosur nga shpërthimi i fortë i bombolave.

 

Flakët kanë përfshirë të paktën katër makina të parkuara në rrugë, një farmaci ngjitur dhe një ndërtesë aty pranë: dy apartamente të përfshira, në katin e parë dhe të dytë. Si masë paraprake u evakuuan Instituti Auxologjik Pier Lombardo dhe çerdhja Vasari.

 

Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse, policia lokale dhe një ambulancë ndërkohë karabinierët kanë rrethuan zonën.