“Askush nuk është mbi ligjin, por askush nuk duhet të jetë poshtë ligjit”- ky është mesazhi i fortë i kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, me rastin e Ditës Kombëtare të Drejtësisë.
Nikolla shprehet se çlirimi i gjyqësorit nga ndikimi politik dhe korruptimi është arritje të reformës në drejtësi, dhe legjislativi do të vijojë të punojë për konsolidimin e lirisë së institucioneve të drejtësisë.
“Sot, në Ditën Kombëtare të Drejtësisë dhe 110-vjetorin e Gjykatës së Lartë të Shqipërisë, gjej rastin të rikonfirmoj mbështetjen e plotë të Kuvendit për avancimin e reformës në drejtësi. Ne do të vijojmë të punojmë që çlirimi nga ndikimi politik dhe korruptimi financiar, si dy arritjet më të mëdha të reformës, të konsolidohen. Në këtë mënyrë drejtësia do t’i shërbejë zhvillimit të vendit dhe qytetarëve, duke i dhënë fund kulturës së pandëshkueshmërisë. Askush nuk është mbi ligjin, por askush nuk duhet të jetë poshtë ligjit”, shkruan Nikolla.