Një dramë e paimagjinueshme është regjistruar në Arta të Greqisë, kur një baba 37-vjeçar ka harruar në makinë vogëlushen e tij 5 muajshe e gjysmë ku për pasojë gjeti vdekjen. Babai u nis për ta çuar në çerdhe vajzën e vogël dhe më pas do të shkonte në punë. Mirëpo, për arsye të panjohura babai harroi që kishte fëmijën në sediljen e pasme.

 

Nëna shkoi në çerdhe për të marrë fëmijën, por aty edukatoret i thanë se vajza e saj nuk ka shkuar. Në ato momente, gruaja ka marrë bashkëshortin në celular për të mësuar se çfarë ndodhi me fëmijën dhe aty 37-vjeçari u kujtua se e kishte lënë brenda në makinë. Ai vrapoi menjëherë, por ishte tepër vonë.

 

 

Kur mjekët u thanë prindërve se fëmija i tyre kishte vdekur, të dyve u ra të fikët dhe bluzat e bardha i dërguan në ambulancë për t’i dhënë ndihmën e parë.

 

37-vjeçari, i cili sipas informacioneve është arrestuar dhe proceduar për vrasje nga pakujdesia.