E marta e kësaj jave shënoi 6 akisdente rrugore në aksin Prrenjas-Pogradec. Aksidenti me fatal ndodhi në Qafë Thanë, ku një drejtues kamioni humbi kontrollin e mjetit dhe goditi një automjet ku udhëtonin një çift turistësh, duke i marrë jetën një shtetaseje gjermane e duke plagosur rëndë bashkëshortin e saj amerikan.
Banorët e zonës dhe drejtuesit e automjeteve shprehen se ky aks është tepër i rrezikshëm. Ata tregojnë se shkaktarë të aksidenteve janë vetë qytetarët, të cilët hedhin naftë ose vaj automjetesh në rrugë. Duket pak absurde, por këtë gje e pranojnë vetë drejtuesit e automjeteve që përshkojnë këtë aks.
“Kjo rrugë ka vështirësi në çdo moment. Me e keqja është se këtu hedhin naftë a vaj. Me ka ndodhur jo njëherë por shumë herë të perdridhem, vështirësitë dhe aksidentet janë këtu, edhe me jetë njerëzish. Kur bëhen aksidente vijnë kontrollet këtu”, tha për Euroneës një drejtues mjeti.
“Shumë vështirë është, me kthesa shumë, gropa. Vaj me ka qëlluar në Librazhd para 3-4 ditëve dhe reshkita, për pak u godita me tjetrin. Në Qafë Thanë jo, vetëm me kthesat e Librazhdit. Nuk e di çfarë i hedhin asfaltit naftë a çfarë hedhin por duhet edhe kujdes”, tha drejtuesi i mjetit.
“Këtu po ra një vesim bëhen aksidente, sidomos këtu në Qafë Thanë. Edhe maunja nga lagështira u bë. Nuk është njerëzore se vriten njerëz por nuk besoj. Ndodhin shumë aksidente këtu unë qëllova vet në moment por nuk pati ndihmën e duhur nga urgjenca”, tha një tjetër drejtues.
Gazetari i Euroneës Albania Xhensil Shkëmbi tha se policia e Elbasanit mohon hedhjen e vajit në rrugë. Ndërkohë që gazetari theksoi se jashtë kamerave dy drejtues kamioni i pohuan se kanë parë persona të caktuar që kanë hedhur vaj në rrugë.
“Edhe pse ky aks rrugor tepër problematik prodhon me dhjetëra aksidente, masat e marra nga policia e Prrenjasit janë minimale. Të kontaktuar nga Euroneës Albania zyrtarët e drejtorisë vendore të Elbasanit shprehen se në asnjë rast ata nuk kanë konstatuar rastet e hedhjes së vajit në rrugë, duke kundërshtuar pretendimet e banorëve dhe drejtuesve të automjeteve. Nga ana tjetër, jashtë kamerave dy drejtues kamionash nga Maqedonia kanë konfirmuar se kanë parë njerëz të cilët kanë hedhur vaj ne rrugë”, tha Shkëmbi.