Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin Lezhë-Shkodër në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Kallmetit”.

 

Dy persona kanë humbur jetën ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur si pasojë e përplasjes së një makine tip “Fiat” dhe një zetori.

 

Dyshohet se “Fiati” ka qenë me shpejtësi të lartë dhe i ka rënë nga pas zetorit. Pas goditjes, shoferi i zetorit, Ardian Tomaj, ka humbur kontrollin dhe mjeti i tij ka dalë nga rrugë.

 

Për pasojë ai ka marrë disa lëndime dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Por fatkeqësisht drejtuesi i mjetit “Fiat” dhe një pasagjer nuk kanë mundur të mbijetojnë.

 

Ata nuk janë identifikuar ende nga policia. Policia dyshon po ashtu, se shkak i kësaj ngjarje mund të jetë bërë edhe një përgjumje e shoferit të “Fiatit”.

 

Policia dhe grupi hetimor ndodhen ne vendngjarje ku po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti tragjik.