Një ngjarje e papritur ka ndodhur në një cirk në Kinë, ku dy luanë u arratisën nga kafazi, gjatë një shfaqeje.

 

Pamjet e transmetuara nga mediat e huaja tregojnë momentin kur luanët papritur u çliruan nga kafazi i hekurt, që ndan skenën nga publiku, në Luoyang, Provinca Henan.

 

Spektatorët janë friksuar seriozisht për jetën e tyre dhe kanë vrapuar për të lënë sallën.

 

Njëri nga Luanët arriti të dalë në rrugë. Autoritetet konfirmuan se kafsha u kap nga zbutësit në rreth 15 minuta dhe se fatmirësisht nga ngjarja nuk pati të lënduar.

 

Ai u transportua në një kafaz të vogël metalik pasi është kapur.

 

Cirku është urdhëruar të pezullojë shfaqet ndërsa hetimet për incidentin po vijojnë.