Sonte mbahet gjysmëfinalja e dytë e festivalit “Eurovision 2023”, ndërsa do të ngjiten në skenë përfaqësuesit e Shqipërisë, Albina dhe familja Kelmendi.
16 këngë do të konkurrojnë në spektaklin e mbrëmjes së sotme të transmetuar drejtpërdrejt nga Liverpool Arena në Mbretërinë e Bashkuar.
Vetëm 10 prej shteteve përfaqësues do të kualifikohen për në finalen e madhe të së shtunës së 13 majit.
Shqipëria me këngën “Duje” të interpretuar nga Albina dhe familja Kelmendi do të performojnë të 14-të në radhë.
Janë gjashtë shtete që para-kualifikohen automatikisht për finalen e madhe, të cilat përbëhen nga fituesja e vitit të kaluar, Ukraina dhe vendet e “Big-5”: Franca, Gjermania, Italia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar.
Ndërkohë shtete që u kualifikuan në gjysmëfinalen e parë për në finalen e madhe janë:
Kroacia | Let 3 – Mama SC!
Republika Çeke | Vesna – My Sister’s Crown
Zvicra| Remo Forrer – Watergun
Serbia | Luke Black – Samo Mi Se Spava
Suedia | Loreen – Tattoo
Finlanda | Kaarija – Cha Cha Cha
Portugalia | Mimicat – Ai Coracao
Norvegjia | Alessandra – Queen of Kings
Izraeli | Noa Kirel – Unicorn
Moldavia | Pasha Parfeni – Soarele si Luna.