Pak pas mesnate, me urdhër të SPAK u arrestua kandidati i ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri, nën akuzën se ka blerë vota.

 

 

Ndërkohë, të shumtë kanë qenë reagimet e qytetarëve të Himarës. Për ta, shoqërimi në polici i Belerit mbetet i organizuar nga pushteti.

 

 

Sipas tyre bëhet për t’i futur frikën jo vetëm kandidatit, por për të ndaluar edhe votuesit. Sipas tyre kjo gjë nuk mund të quhet demokraci. Qytetarët kërkojnë lirimin sa më të shpejtë të kandidatit Beleri.