Drejtor i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj është shprehur se sigurimi i paqes dhe sigurisë rajonale dhe evropiane është një sfidë, sepse krimi është duke u përhapur pa pasur nevojë të ketë një territor. Është pikërisht kjo nevojë ajo që nxit bashkëpunimin me vendet e BE-së, theksoi Vocaj gjatë konferencës.

 

“Evropa përballet çdo ditë me sfidat e sigurisë, por krimi, krimi kibernentik, terrorizmi etj përbën rreziqe më të mëdha. Sot krimi nuk ka kufij dhe kjo sjell nevojën për bashkëpunim. Politikat tona janë të sigurta për përafrimin e qëllimeve të njëjta. Po investojmë seriozisht për parandalimin dhe për ndalimin e këtyre aktiviteteve kriminale.

 

Shqipëria promovon stabilitet dhe siguri jo vetëm për vendin tonë por edhe për më gjerë. Vlerësojmë se siguria bashkëpunuese mbetet në fokusin tonë. Rajoni është në gjendje të prodhojë stabilitet të brendshëm.

 

Zhvillimi me hapja të shpejtë të TIK përbën një vlerë të shtuar në ekonomi por edhe ekspozon atë nga rreziqet e ndryshme kibernetike. Këto sulme kanë potencial për të dëmtuar rëndë.”- tha Vocaj