Gjatë seancës ai pranoi të gjitha akuzat e ngritura nga Prokuroria, duke u shprehur se për të gjitha vrasjet ishin të qëllimshme dhe nuk ishte penduar.

 

Hutra akuzohet për 5 vepra penale, ‘Vrasje në rrethana cilësuese, ndaj dy ose më shumë personave’, ‘Vrasje me paramendim’, ‘Vrasje e mbetur ne tentative’, ‘Plagosje rëndë me dashje’, ‘Armëmbajtje pa leje’.

 

Hutra vrau tre gra dhe tre të tjera i plagosi. Dan Hutrën ish- i dënuar për vrasje, u arrestua pas rreth 7 orësh në arrati pranë landfillit të Sharrës, i armatosur me kallashnikov.

Teksa u pyet disa herë nga gazetarët nëse ishte penduar për krimet, Hutra shfaqej mjaft i qetë pas kafazit prej xhami, ndërsa nuk ka kthyer asnjë përgjigje.