Skena e Eurovision mbrëmë u ‘ngrit peshë’ nga këngëtarja shqiptare Albina Kelmendi dhe famija e saj. “Duje” arriti që të rrëmbejë zemrat e të gjithëve dhe të kualifikohet e para për natën finale.

 

Menjëherë pas përfundimit të spektaklit, mes emocionëve dhe lotëve të gëzimit Albina ka falenderuar të gjithë shqiptarët kudo ku ndodhen dhe jurinë për besimin që i dhanë asaj dhe familjes dhe çuan Shqipërinë sa më afër fitores së madhe.

Përmes një postimi në rrjetet sociale këngëtarja shqiptare thotë se që prej fillimit të rrugëtimit të këngës “Duje” ka besuar që do t’ja dilnim.

 

“E kam zemrën plot! Emocione unike e shumë të medha! E dija, ju kam ndjerë që jeni me mua që nga dhjetori e deri më sot. Kam besuar që bashkë do t’ja dilnim e ja ku jemi! Bashkë drejt finales, me ju të shtunën plot krenari e sukses! Ju dua”, shkruan Albina.

Finalja e madhe e ‘Eurovision 2023’ do të mbahet të shtunën më 13 maj në “M&S Bank Arena” të Liverpoolit, me fillim nga ora 21:00 (sipas orës lokale).