Drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike Drejtues i Lartë, Rebani Jaupi është pyetur lidhur me arrestimin e Fredi Belerit, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Himarës.

 

Jaupi tha se Beleri po mbahet në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, ndërsa tha se ai  ka qenë në ndjekje në lidhje me akuzën për blerje votash.

 

Pyetje: Pse është bërë ndalimi i kandidatit për kryetar bashkie të Himarës?

 

Rebi Jaupi: Është e vërtetë që Fredi Beleri është shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë. Nën drejtimin e Prokurorisë së Vlorës, ka pasur një procedim në ndjekje. Për këtë do të ketë, sapo të jenë përfunduar veprimet proceduriale, do të ketë një njoftim për shtyp.

 

Pyetje: Prej sa kohësh?

 

Rebi Jaupi: Hollësitë e tjera do të t’i keni në njoftimin që do të ketë për këtë punë.