Është firmosur urdhër-arresti për kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri.

 

Ai u ndalua gjatë orëve të mbrëmjes nga policia, pasi akuzohet për shit-blerje të votave. Arrestimi i tij ka sill reagime të forta politike brenda dhe jashtë vendit.

 

Greqia ka kërkuar sqarime për arrestimin e Belerit, i cili së fundmi ka qenë në qendër të akuzave të kryeministrit Edi Rama për deklaratën e bërë në mediat greke lidhur me helenizimin e Himarës.

 

Së bashku me Belerin u ndaluan edhe dy persona të tjerë që ndodheshin në ambientet e lokalit.