Në kuadër të turit 3-ditor rajonal, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, zhvillon sot një vizitë në Malin e Zi.
Ministri Hasani do ta nisë vizitën me një takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Filip Ivanović dhe më pas do të ketë një konferencë për media të ministrave Hasani dhe Ivanović.
Më pas rreth orës 11:30 Hasani do të zhvillojë një takim me Presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatovic.
Për t’u pasura më pas me një takim në orën 12:15 me Zëvendëskryeministrin, Nik Gjeloshaj.
Hasani do ta mbyllë vizitën në Malin e Ri me një takim në orën 15:30 me kryetarin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi; drejtues të partive politike shqiptare në Mal të Zi dhe deputetë: si Faik Nika (kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Mal të Zi), Nik Gjeloshaj (Alternativa Shqiptare – kryetar), Fatmir Gjeka (Partia Demokratike – kryetar – Minister i të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave), Genci Nimanbegu (Forca e Re Demokratike – kryetar), Mehmet Zenka(Unioni Demokratik i Shqiptareve – kryetar), Ivan Ivanaj (Lidhja Demokratike Shqiptare – kryetar), Saubih Mehmeti (Lidhja Demokratike në Mal të Zi – kryetar), Ferhat Dinosha (Unioni Nacional Shqiptar – kryetar), Bujar Hasangjekaj (Lidhja Demokratike Shqiptare – kryetar – Kryetar i Kuvendit të Komunës së Gucisë), Nikollë Camaj Lidhja Demokratike Shqiptare, LDSH – Deputet në Kuvendin e Malit të Zi), Ilir Çapuni (Forca e Re Demokratike – Deputet në Kuvendin e Malit të Zi) dhe Artan Çobi (Alternativa Shqiptare-ASH- Deputet në Kuvendin e Malit të Zi)./ata