32-vjeçarja shqiptare Rita Ora i ka dhënë fund beqarisë me fituesin e “Oscar” Taika Waititi, i cili është baba.

 

Ai ka dy vajza  Te, 11 vjeç dhe Matewa, shtatë – nga lidhja e tij e kaluar me Chelsea Winstanley.

 

Marrëdhënia e Ritës me vajzat e 47-vjeçarit është aq e ngushtë, sa as nuk e mendonte të martohej pa i ftuar në dasmë!

 

Pra, dasma u mbajt së bashku me familjen e bashkuar verën e kaluar.

 

“Fëmijët e tij ishin aty dhe me të vërtetë doja që ata të ishin pjesë e dasmës. Duhet të ndodhte ose atëherë, ose duhej të prisnim me vite të tëra. Nuk doja ta bëja pa fëmijët e tij. Ishte perfekte!

 

Motra ime ishte atje, gjë që ishte e mahnitshme për mua. Dhe ai kishte vajzat e tij atje, gjë që ishte e mahnitshme për të. Ishte një ëndërr. Prindërit e mi u lidhën përmes Zoom.”- tha Rita për “Glamour”.