Kreu i PL-së, Ilir Meta ka folur në një komunikim për mediat pas takimit me ish-kryeministrin Sali Berisha.

 

Gjatë fjalës së tij, Meta komentoi edhe arrestimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Himarë, Fredi Beleri, duke thënë se nuk do të ketë aspak ndikim për këto zgjedhjet.

 

Sipas tij kjo ngjarje është e inskenuar dhe provokim nga Rama me policinë e Bledi Çuçit.

 

Pyetje: A mendoni se rasti Beleri do të dëmtojë opozitën?

 

“Zero ndikim, përkundrazi do të dëmtojë Edi Ramën. Ishte ai organizatori i atentatit në Kavajë me disa të plagosur në zgjedhjet e fundit të 25 prillit. Ishte ai provokatori i ngjarjes kriminale në Elbasan. Qytetarët e kanë kuptuar që për të shpëtuar nga një i marrë, ka vetëm një rrugë, pjesëmarrje në votime.

 

Kryetari i ardhshëm i Tiranës ka bërë një fushatë shumë transparente, dhe ju të gjithë e keni parë. Cunami opozitar nuk ndalet, po dokumentohet çdo krim zgjedhor dhe çdokush do të përgjigjet para ligjit. Gjysmën e qeverisë  e ka në burg dhe gjysma tjetër janë gati për t’ju bashkuar shokëve sepse ky i përdor. Edi Rama po përpiqet të blejë votat hapur kudo që shkon, Ju e shihni që po hidhet asfalt elektoral.

 

Kjo vjen nga një njeri i papërgjegjshëm i cili po përjeton një dramë të madhe. Atë të orëve të fundit që po vjen sundimit monist të tij në pushtin vendor. As në vendin më të prapambetur të Afrikës nuk ndodhin këto gjëra. Sa i takon inskenimit të tij përmes policisë së Çuçit për të provokuar ngjarje të tilla, dua t’iu sigurojë që fitorja e opozitës në qarkun e Vlorës do jetë në këtë thella.

 

Shqetësimi i tij është pikërisht humbja e këtyre zgjedhjeve. Siç e dinë 12 drejtorë hipoteke ka ndërruar sepse ka vetëm plan të grabisë pronat qytetarëve të bregut. Madje ua ka grabitur. Kështu që asgjë nuk na habit sepse ka një javë që inskenon ngjarje të tillë kriminale për arsye se është i tmerruar nga vota e lirë. Ai e do Bashkinë e Himarës dhe Sarandës, i do të gjitha vetëm për të lubrifikua më tej gjithë pastrimin e parave që do të bëjë në këtë zona”– tha Meta.