Kryeministri kroat Andrej Pllenkoviq në Dubrovnik konfirmoi se më 12 maj është marrë një kërcënim telefonik ndaj tij personalisht dhe anëtarëve të Qeverisë së Kroacisë.

 

Policia mbërriti në Shtëpinë e Qeverisë të premten për shkak të kërcënimeve me vdekje dërguar kryeministrit dhe anëtarëve të qeverisë, konfirmoi zëdhënësi i qeverisë Marko Milic.

 

“Këtë mëngjes policia mori një raport për një kërcënim se kryeministri dhe anëtarët e qeverisë kroate do të vriteshin. Një ekip i policisë së trazirave u dërgua në qeveri,” tha Milic për agjencinë shtetërore kroate.

 

Sipas informacioneve jozyrtare, kërcënimi është bërë me telefon.

 

Duke komentuar raportin e Agjencisë së Sigurisë dhe Inteligjencës për vitin 2021 në Dubrovnik më herët sot, kryeministri Andrej Plenkoviç tha se agjencitë shtetërore po punonin vazhdimisht në parandalimin e përpjekjeve për të përmbysur me forcë autoritetet, se kërcënimet ekzistonin dhe se për shkak të njërit policia ishte sot në Shtëpinë e Qeverisë.

 

Plenkoviç tha se ekzistonin “dy grupe të identifikuara shumë qartë, të cilat lidhnin një rreth njerëzish me synimin për të përmbysur me forcë rendin kushtetues”.