Sistemi turk i mbrojtjes ajrore, SIPER, goditi një objektiv në distanca të gjata në testin përfundimtar të bërë të premten, përpara lançimit të tij zyrtar.

 

Ismail Demir, kreu i Presidencës së Industrive të Mbrojtjes Turke (SSB), tha se SIPER, mbrojtësi i qiellit turk, e kaloi testin me një goditje të drejtpërdrejtë.

 

Projekti SIPER udhëhiqet nga kompanitë gjigante turke të fushës së mbrojtjes, Aselsan dhe Roketsan.

 

Përveç sistemit SIPER, i cili pritet të rivalizojë sistemin rus S-400, Türkiye ka zhvilluar gjithashtu sistemet e mbrojtjes ajrore Korkut, Sungur dhe Hisar.

 

SIPER, i cili mund të aktivizohet manualisht ose automatikisht, është në gjendje të kryejë misione në kushte të vështira.

 

Ka veçori të përpunojë njëkohësisht më shumë shënjestra me përdorimin e më shumë radarëve, si dhe mund të identifikojë objektet mike dhe armike./AA