Në muajt e parë të vitit, leku është forcuar edhe kundrejt dollarit amerikan.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, dollari amerikan është kuotuar mesatarisht me 106.9 lekë dhe 103.1 lekë në muajt mars dhe prill, nga 108.0 lekë në dy muajt e parë të vitit dhe 114.5 lekë në tremujorin e katërt të vitit të kaluar.

Sipas BSH-së, kjo ecuri, përtej dobësimit të dollarit ndaj euros në tregun ndërkombëtar, reflekton në një masë të madhe edhe mbiçmimin e lekut kundrejt kësaj të fundit.

Në muajin prill, një dollar është kuotuar mesatarisht 7.7% më poshtë se përpara një viti.

Ndërkohë këtë fundjavë monedha amerikane këmbehet në nivelin 101.61 lekë ose 0.36 lekë më shumë se ditën e enjte./ATSH