Policia e Shtetit njofton se ka sekuestruar dy apartamente dhe një makinë të cilat dyshohen se ishin përfituar nga veprimtari kriminale.

 

“Sekuestrohen 2 apartamente dhe një automjet, në pronësi të një 46-vjeçari të akuzuar si pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal me aktivitet në fushën e narkotikëve”,-thotë policia.

 

Pasuritë e sekuestruara i përkasin shtetasit të identifikuar si Flori Pali, banues në fshatin Ungrej të Lezhës.

 

46-vjeçari është në hetim për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, si dhe për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”.

 

Ndërkohë, vijon puna për gjurmimin, lokalizimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që kanë burim veprimatritë kriminale të këtij shtetasi.