Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar protesta dhe tha se do i drejtohet shqiptarëve që të ngrihen në protesta për të kërkuar largimin e qeverisë.

 

Gjatë konferencës me gazetarët, Berisha tha se në rast se qeveria qëndron pushtet pas zbulimit të aferës së inceneratorëve do të jetë dobësi e opozitës.

 

“Ne e kemi trajtuar këtë tema me seriozitetin më të madh, është e domosdoshme që t’i drejtohemi shqiptarëve. Në asnjë vend të botës një qeveri që ka kryer këtë nuk qëndron.

 

Nëse qëndron, qëndron për dobësinë e opozitës. Do i drejtohemi shqiptarëve për të kërkuar largimin e kësaj qeverie me protesta. Nuk ka popull që mund të tolerojë këtë aferë. Do të ketë negociata me forca të tjerë opozitare, por kjo nuk mund të tolerohet”, tha Berisha.