Një 40-vjeçar shqiptar është dënuar me 12 vite burg, për kultivim dhe tregtim të kanabisit. Bëhet fjalë për Vladimir Mardeda.

 

 

Mediat britanike shkruajnë se arrestimi është kryer më 3 shkurt 2021, ku policia ushtroi kontrolle në 18 adresa në zonën e Reading, si dhe 7 adresa në të gjithë Blackburn, Sunderland, Birmingham dhe Londër.

 

Bashkë me shqiptarin, është arrestuar dhe një shtetas i huaj, Jahi Holmes.