Ka përfunduar seanca për kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fredi Beleri.

 

Mësohet se trupa gjykuese e Gjykatës së Vlorës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Belerin, ndërkaq sipas News 24 dosja  e këtij të fundit i kalon SPAK.

 

Beleri ka kërkuar një masë të butë sigurie për shkak të gjendjes shëndetësore, pasi vuan nga diabeti.

 

Kujtojmë se Beleri u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Vlorës për korrupsion aktiv në zgjedhje. Arrestimi i tij erdhi 48 orë para mbajtjes së zgjedhjeve vendore të 14 Majit.

 

Ai u bë pjesë e debatit politik në mesjavë edhe për shkak të një deklarate që bëri gjatë një interviste për gazetën greke ‘Protothema’, në të cilën ai përmendi një plan për helenizimin e Himarës.