Kanosi me fjalë, kryetarin e njësisë administrative Fratar në Mallakastër, procedohet penalisht 54-vjeçari.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, pas njoftimit të marrë nga shtetasi Shkelqim Kapllanaj, 56 vjeç, me detyrë kryetar i njësisë administrative Fratar, se në fshatin Fratar, e kishte kanosur shtetasi Shkelqim Kapllanaj, 54 vjeç, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë dhe kanë shoqëruar të dyja palët e përfshira në konflikt.
Në lidhje me konfliktin është njoftuar menjëherë edhe prokurori i gatshëm.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër, referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Shkelqim Kapllanaj, 54 vjeç, pasi dyshohet se për qëllime elektorale, në favor të një kandidati për kryetar bashkie, ka kanosur me fjalë, shtetasin Shkelqim Kapllanaj, 56 vjeç, kryetar i njësisë administrative Fratar.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij rasti. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprën penale “Kanosja”.