Në Shijak procesi i votimit ka nisur me vonesë në një pjesë të Qendrave të Votimit.

 

 

Në 2 qendra të fshatit Vllazërim nuk ka nisur ende pasi po bëhet procesverbal për ndryshimin e vëzhguesve.

 

Sipas KZAZ nr.25 procesi ka nisur në qendrat e tjera. Ndërkohë në disa qendra procesi ka nisur pa u bërë identifikimi elektronik i votuesve pasi pajisja nuk funksionon. Vendimi i marrë nga komisionet e QV-ve përkatëse dhe miratuar nga KQZ.

 

 

Shijaku ka 54 QV.

 

Në këto zgjedhje vendore janë identifikuar 37 296 persona me të drejtë vote. Që nga viti 2015 Shijaku drejtohet nga të majtët.

 

Në këto zgjedhje kandidon për kryetar bashkie, kreu aktual i bashkisë Shijak Elton Arbana për PS-në dhe Rezeart Tusha për koalicion “Bashkë Fitojmë”.