Kandidati i PS-së për bashkinë e Shkodrës, Benet Beci votoi sot në Shkodër.

 

Beci pas votimit në një prononcim për medie tha se, sot flasin qytetarët.

 

“Kemi folur shumë gjatë kësaj fushatë, sot flasin qytetarët. Sa më shumë të shkojnë në kutitë e votimit. Sot është një ditë e rëndësishme për Shkodrën”, tha Beci.

 

Ai falenderoi dhe gazetarët për punën e bërë gjatë kësaj fushate zgjedhore, të cilët sipas tij kanë bërë një punë profesionale.