Drejtuesja e misionit të vëshguesve të OSBE-ODIHR, Audrey Glover, në një deklaratë për mediat është shprehur se deri më tani procesi zgjedhor paraqitet i qetë.
Më tej ajo shton se duhet pritur deri në përfundim të procesit për të dalë në një përfundim të qartë lidhur me mbarëvajtjen e zgjedhjeve.
“Ne duhet të shohim të gjithë procesin sot dhe të shohim se çfarë mund të nënvizojmë dhe të bëjmë vlerësimin përkatës. Është situata e qetë deri tani, ndoshta edhe për shkak të motit. Ne jemi duke e vëzhguar procesin dhe shumë pyetje duhet të gjejnë përgjigje, ne nuk kemi asnjë panoramë të qartë. Ne duhet të presim përfundimin e procesit. Ne duhet të presim akoma. Edhe procedurat e djeshme, shpërndarja e materialeve zgjedhore, janë pjesë e raportit tonë që do të prezantohet të hënën. Ne nuk mund të krahasojmë zgjedhjet, është diçka më vete, është unike. Të gjitha zgjedhjet janë të rëndësishme, na tregojnë se çfarë votuesit duan, të gjitha zgjedhjet janë të rëndësishme. Ne nuk krahasojmë kurrë zgjedhjet sepse çdo zgjedhje është unike, për shembull zgjedhjet e fundit lokale ishin të njëanshme. Ne duhet të presim si do të shkojë kjo në praktikë. Po shohim procesin për pajisjet identifikuese dhe më pas do të shkojmë të ndjekim votimin elektronik për të parë se çfarë do të ndodhë”-tha Glover.