Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e shoqëruar nga bashkëshorti i saj votoi sot në qendrën e votimit 1948/01 në shkollën “Jeronim de Rada” në Tiranë, për zgjedhjet vendore të 14 majit.

 

“Sot është dita kur politika hesht dhe fjala është e qytetarëve. Për të ushtruar të drejtën e votës dhe për të zgjedhur qeverisjen e qyteteve në 4 vitet e ardhshme. Vota e sotme ka rëndësi për zhvillimin e komunitetit dhe qytetit ku jetojmë, ndaj cilido qytetar që do të jetë pjesë e vendimmarrjes, sot e ka mundësinë”, theksoi Manastirliu në një mesazh drejtuar qytetarëve pas votimit.

 

Manastirliu u shpreh se “jam e bindur se me qetësi dhe mençuri qytetarët do bëjnë zgjedhjen e duhur për të ardhmen e fëmijëve tanë dhe për të çuar përpara transformimin e Tiranës dhe Shqipërisë”.