Disa dhjetëra foshnja që qanin u përballën me njëra-tjetrën në ritualin tradicional japonez “sumo cry”, i cili besohet se u sjell shëndet të mirë fëmijëve.

 

Festivali u mbajt për herë të parë pas një pauze katërvjeçare për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Të shoqëruar nga prindërit e tyre, foshnjat, të cilat mbanin përparëse tradicionale ceremoniale të mundjes ‘sumo’, garuan në Tempullin Sensoji të Tokios. Fituesi është ai që qan i pari. Për t’i inkurajuar ata, të rriturit ecin rreth tyre me maska ​si demon, duke shpresuar t’i trembin.

 

“Ne mund të zbulojmë se sa i shëndetshëm është foshnja duke dëgjuar se si qan”, tha Hisae Watanabe, nëna e foshnjës tetë muajshe, “Sot fëmija im mund të jetë i shqetësuar dhe të mos qajë shumë, por unë dua ta dëgjoj të qarën e saj të shëndetshme”.

 

Rituali mbahet në tempuj anembanë Japonisë dhe tërheq një numër të madh spektatorësh. Rregullat ndryshojnë nga rajoni në rajon. Në disa vende, prindërit shpresojnë se fëmija i tyre do të qajë i pari, dhe në rajone të tjera, humbësi është i pari që qan.